Rezultate të dobëta, klubi i madh largon trajnerin

Futboll

Rezultate të dobëta, klubi i madh largon trajnerin

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Ajax ka bërë me dije se Maurice Steijn do të largohet me efekt të menjëhershëm nga pankina e skuadrës. 49-vjeçari ka më pak se pesë muaj në ekip dhe nuk u përshtat asnjëherë me skuadrën nga Amsterdami .

Për momentin në krye të skuadrës do të jetë ndihmës trajneri Hedëiges Maduro, në pritje të gjetjes së një trajneri të ri.

Me vetëm pesë pikë në shtatë ndeshje të Eredivisie, Ajax po regjistron nisjen më të keqe të sezonit në historinë e klubit. Skuadra nuk njeh fitore prej dy muajsh, që prej kur mposhti Ludogorets në Europa League më 24 gusht.

Gjigandët holande janë në vendin e 17-të nga 18 në total që ka Eredivisie, ku dy skuadrat e fundit zbresin në fund të çdo sezoni nga kategoria. Me gjashtë pikë, FC Utrecht është përpara Ajax-it, pasi ka mposhtur Amsterdammers në shtëpi të dielën me rezultatin 4-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat