Trajneri i Voska Sport: Duhet të jemi të kënaqur me barazimin në Gostivar

Futboll

Trajneri i Voska Sport: Duhet të jemi të kënaqur me barazimin në Gostivar

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:53
Voska

Trajneri i Voska Sport, Miljan Radoviq ka folur për barazimin kundër Gostivarit, në fundjavë.

Malazezi ka deklaruar se në përgjithësi është i kënaqur me pikën e fituar.

“Ndeshja kundër Gostivarit na dhuroi një terren shumë të vështirë për lojë, kushtet nuk ishin aq të mira për lojë, mirëpo luajtëm lojën tonë shumë mirë taktikisht, futbollistët ishin shumë të disciplinuar, luftuan në çdo pjesë të fushës, kishim rezultat 1:0 në favorin tonë, mirëpo në fund të takimit pranuam gol.

Mirëpo ky është futbolli, edhe kjo është pjesë e lojës, ashtu që në përgjithësi mund të jemi të kënaqur me këtë barazim në një transfertë të vështirë me një konkurrent kryesor, siç është Gostivari, ashtu që duhet të jemi të kënaqur edhe me rezultatin e barabartë”, tha Radoviq.

“Sa i përket ndeshjes së Kupës, ajo është vetëm një ndeshje, është krejtësisht një ndeshje tjetër nga ajo me Gostivarin, do të përgatitemi enkas për këtë ndeshje. Kemi luajtur ndaj asaj skuadre, i njohim mirë, ashtu që nuk ka këtu ndonjë fshehtësi, do të luajmë me gjithë forcat tona, me të gjithë energjinë, dhe do të shohim se si do të përfundoj ndeshja në fund”, theksoi trajneri malazez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat