Tonali do të suspendohet për 10 muaj

Futboll

Tonali do të suspendohet për 10 muaj

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:13
Tonali

Sandro Tonali do ta marrë shumë shpejt vendimin zyrtar për suspendimin e tij.

Mesfushori italian e ka pranuar se ka vënë baste dhe madje edhe ndeshjet e Milanit kur ishte pjesë e këtij klubi, ndonëse vetëm në rastet kur s’ka luajtur vetë.

Futbollisti i Newcastlet është penduar dhe ka kërkuar falje, por ky fakt nuk do ta ndihmojë atë.

Ish-futbollisti i Kuqezinjve pritet të suspendohet me 10 muaj, ndërsa disa muaj të tjerë do t’i kalojë duke u rehabilituar nga varësia prej vënies së basteve, por që ndërkohë do të mundë të luajë futboll.

Tonali e ka pranuar dënimin që do t’i vijë, por që ende mungon zyrtarizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat