Malisheva me drejtor të ri sportiv

Futboll

Malisheva me drejtor të ri sportiv

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:41
Milaim Berisha

Klubi i futbollit Malishea ka emëruar drejtorin e ri sportiv.

Ambiciet e Malishevës janë që të ngritën sa më lartë në renditjen e elitës së futbollit të Kosovës. 

“Klubi sot ka ëmeruar Dr. Milaim Berishën drejtor sportiv në FC Malisheva me besimin se përvoja e tij e bujshme në fushën e kulturës fizike si profesor universitar, autor i publikuar dhe trajner me përvojë ndërkombëtare do të sjellin rezultate të mira në klub.

Z. Berisha studimet e shkallës Master në Edukatë Fizike i përfundoi në Universitetin e Prishtinës dhe studimet post-diplomike në shkallën e doktoraturës i kreu në Universitetin Sakarya University të Turqisë.

Karrierën e tij profesionale e ka filluar si trajner kondicional në Sakarya Aerobic Gymnastics Team duke vazhduar më pas si Fitness Coach dhe Cross Fit Coach në klubin Fitness Point Fit Club në Turqi.

Pas disa vitesh përvoje ndërkombëtare nëpër klube të ndryshme, në vitin 2019 fillon të punoj si profesor universitar në universitetin Istanbul Aydin University për të kaluar më pas në Toronto të Kanadasë si Artistic Gymnastics Coaching dhe së fundi si professor në Universitetin “UBT College” në Prishtinë.

Të kënaqur që Z. Berisha iu bashkua klubit tonë, e përgëzojmë për pozitën e drejtorit sportiv dhe besojmë se përvoja e tij do të ndikoj në mbarështrimin e aktiviteteve në klub”, njofton FC Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat