Skandal në një stadium në Amerikë, fotografia e Hitlerit shfaqet në ekranin gjigand të impiantit!

Futboll

Skandal në një stadium në Amerikë, fotografia e Hitlerit shfaqet në ekranin gjigand të impiantit!

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:49
Fotografia e Hitlerit shfaqet në ekranin gjigand të impiantit!

Një skandal global trondit Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para ndeshjes së Ligës Universitare në futbollin amerikan të luajtur nga Michigan State dhe Michigan Wolverines, imazhi i liderit të Gjermanisë naziste, Adolf Hitler, u shfaq në tabelën e rezultateve .

Të gjithë në stadium fërkonin sytë me mosbesim, sepse as në ëndrrat e tyre më të çmendura nuk mund ta imagjinonin se do të shihnin figurën e Hitlerit në stadium dhe e gjithë kjo ndodhi për shkak të një mosrespektimi të rëndë të organizatorëve.

Arsyeja e daljes së Hitlerit në ekran lidhej me një kuiz me të cilin argëtohen tifozët para fillimit të ndeshjes. 

Një nga pyetjet ishte se në cilin vend lindi Adolf Hitleri dhe kur Austria iu shfaq si përgjigje, u shfaq një portret i tij që tmerroi planetin.

Përgjegjësit u penduan shumë për këtë gabim dhe u pezulluan menjëherë, por fotografia e shëmtuar tashmë ka dalë në rrjetet sociale dhe kjo ngjarje do të mbahet mend patjetër në historinë e Michigan State University.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat