Ekonomi i Feronikelit përfundon në disiplinor

Futboll

Ekonomi i Feronikelit përfundon në disiplinor

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 15:25
Pamje nga ndeshja

Në futbollin e këtushëm ndodhin ngjarje aspak të zakonta dhe të papritura.

Në fakt, besojeni ose jo, është ekonomi i FC Feronikeli 74, Elmi Limani ai që ka përfunduar në procedurë disiplinore.

Sipas Komisionit të Garave pranë Federatës së Futbollit të Kosovës, ishte pikërisht Limani ai që e shkaktoi incidentin që ndodhi në fund të ndeshjes mes ekipit nga Drenasi dhe FC Prishtinës, pasi i njëjti i provokoi prapa portës tifozët prishtinas, të cilët ishin duke e përkrahur ekipin e tyre të zemrës.

“Inicime disiplinore: Ndaj: ekonomit të FC ”Feronikeli 74″, Elmi Limani nr ID.01489M65. Motivi: Në min 86 të ndeshjes Feronikeli 74-Prishtina shkon për ta marrr një top prapa portës, në afërsi të tribunës ku ishin të vendosur tifo grupi prishtinas ”Plisat”, i provokon ata pastaj tifozët reagojnë duke hedhur kanaqe dhe shishe gjysëm të mbushura në drejtim të tij për çka ishte ndërprerë ndeshja ndërkaq ekonomi ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli 74 – Prishtina”, njofton Komisioni i Garave.

Edhe ndaj FC Prishtinës është nisur inicim disiplinor: “Ndaj: FC ”Prishtina”. Motivi: Në min 86 të ndeshjes tifo grupi ”Plisat”, pasi ishin provokuar nga ekonomi vendas, gjuajnë kanaqe dhe shishe gjysëm të mbushura në drejtim të tij. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Feronikeli 74–Prishtina”, shkruan tutje KG i FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat