Calhanoglu: Asllani është vëllai im i vogël, është i fortë

Futboll

Calhanoglu: Asllani është vëllai im i vogël, është i fortë

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 15:48
Calhanoglu e Asllani

Pas fitores 2-1 te Inter ndaj Salzburg, Hakan Calhanoglu ka folur ndër të tjera edhe për mesfushorin e kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani, të cilin theksoi se e ka si vëlla të vogël.

Mesfushori turk shtoi se Asllani po rritet, por sipas tij i duhet vetëm pak durim.

“Asllani po rritet. Ai është vëllai im i vogël, është i fortë, dëshiron të luajë, ka nevojë për durim.

Ne jemi një ekip, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Të gjithë janë të rëndësishëm. Unë bëj më të mirën për këtë fanellë”, tha Calhanoglu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat