Tri skuadra të Premier League në sulm për talentin

Futboll

Tri skuadra të Premier League në sulm për talentin

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 11:43
Nico Williams

Tri skuadra “big” të Premier League, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham, janë vënë në gjurmët e mesfushorit Nico Williams, që luan në La Liga me Athletic Bilbao. Sipas “90min”, këto skuadra do të nisin një garë të fortë për të sjellë lojtarin në Angli sezonin tjetër.

Williams, 21 vjeç, gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur me skuadrën e Bilbao, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2024. Skuadra spanjolle kërkon t’ia rinovojë kontratën, por kjo duket e vështirë, pasi lojtari synon një aventurë tjetër.

Duke parë mundësinë e transferimit me koston zero, skuadra më të mëdha në Angli synojnë t’i ofrojnë rrogën më të mirë për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Sezonin e kaluar, Nico Williams realizoi 6 gola në kampionat në 36 ndeshje, duke tërhequr vëmendjen edhe të kombëtares.

Ai u grumbullua vjet për herë të parë në kombëtare dhe në 10 ndeshje ka realizuar 2 gola. Në rast se rinovimi do të mungojë atëherë Athletic do të synojë ta shesë lojtarin që në janar, për të arkëtuar diçka. Kostoja e Nico Williams është rreth 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat