Arteta për Nketiah: Kjo është cilësia e tij më mirë

Futboll

Arteta për Nketiah: Kjo është cilësia e tij më mirë

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 16:08
Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është shorehur i kënaqur për Eddie Nketiah pas tregolëshit të tij në fitoren 5-0 kundër Sheffield United në Premier League.

Arteta tha pas ndeshjes: “Për mua, ai është i nivelit të lartë. Ai ka luajtur… Unë mendoj se ai ka qenë titullar në tetë nga 10 ndeshjet e Premier League. Kështu që kjo tregon se sa shumë besim kemi ne tek ai.

“Jam me të vërtetë i lumtur për të, një lojtar i Akademisë që realizon një tregolësh në Premier League. Ai duhet të shijojë momentin. Ai e meriton plotësisht dhe shpresojmë se do të ketë shumë të tjerë”.

Nëse Nketiah mund të zëvendësojë Gabriel Jesus: “Nuk më pëlqen të krahasoj. Mendoj se ata janë lojtarë shumë të ndryshëm dhe Eddie sjell cilësi të ndryshme në ekip.

“Ai ka një nuhatje për golin. Ajo që ai ka bërë është e jashtëzakonshme dhe ai ka nevojë për minuta, mundësi dhe shërbime dhe nëse e merr këtë, Eddie do të shënojë gola, kjo është e sigurt.

“Ai mund të bëjë më mirë dhe gjëja më e mirë që ai ka tashmë është ai talent që ka, por veçanërisht mentaliteti i tij është i jashtëzakonshëm. Dhe kur ai e ka atë mentalitet me atë talent, padyshim, ai do të bëhet shumë më i mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat