Rexhepi: Unë jam fajtor për humbjen, nuk e kemi luksin të humbim penallti

Futboll

Rexhepi: Unë jam fajtor për humbjen, nuk e kemi luksin të humbim penallti

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 18:47
Xhengis Rexhepi

Trajneri Xhengis Rexhepi i Feronikelit 74 ka thënë se të luash ndaj Ballkanit është shumë e vështirë.

Sipas tij pranuan gola të lehtë dhe ndihet fajtor për humbjen

“U përgatitëm në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj skuadrës më të mirë në Superligë.

Edhe nga UEFA ka pozitë të mirë. Ndaj Ballkanit është vështirë të luash. Në pjesën e parë ishim në nivelin e duhur në fazën defensive. U munduam të bënim diçka në kundërzbritje.

Në pjesën e dytë filluam në mënyrën më të mirë të mundshme. Kishim penallti dhe nuk e kemi luksin të humbim penallti. Ballkanit është vështirë t’i shënosh gol në lojë të rregullt.

Pranuam gola të lehtë, kemi mundur të mos i pranonim ato gola. Djemtë dhanë maksimumin. I përgëzoj për kualitetin dhe karakterin. Unë jam fajtor për humbjen. U munduam të bënim diçka më tepër, por ndaj Ballkanit është e vështirë të bësh diçka më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat