​Pakënaqësi te Milani, lojtarët shprehin hapur zhgënjimin

Futboll

​Pakënaqësi te Milani, lojtarët shprehin hapur zhgënjimin

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Davide Calabria dhe Olivier Giroud nuk e kanë fshehur zhgënjimin e tyre pas rezultateve zhgënjyese të Milanit së fundmi, kështu që trajneri Stefano Pioli duket se ka një problem tjetër për të zgjidhur ndërkohë që kuqezinjtë luftojnë për titullin e Serie A dhe një vend në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Milani lëshoi epërsinë prej 2-0 ndaj Napolit për të barazuar 2-0 në fund duke mbetur kështu tri pikë prapa Interit që është lider i tabelës.

Edhe gjatë ndeshjes kishte momente kur lojtarë si Leao e Giroud shprehnin pakënaqësit e tyre mbi taktikat e vendosura në fushë nga trajneri Stefano Pioli.

Giroud pranoi se ishte i frustruar pas fishkëllimës së fundit dhe zbuloi se lojtarët nuk dinin nëse do të sulmonin apo të mbroheshin pasi Napoli kishte shënuar golin e parë.

Kjo ishte hera e dytë në një javë që një lojtar i Milanit shprehu hapur zhgënjimin. I pari ishte Davide Calabria, i cili foli me gazetarët pas humbjes 3-0 në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së javën e kaluar, duke thënë "Kushdo që nuk beson duhet të qëndrojë në shtëpi."

Pioli u përgjigj menjëherë duke thënë: “Ka gabuar që e tha këtë. Nuk ka njeri që punon në Milanello pa fokusin apo intensitetin e duhur. Mund të ndodhë në gjendjen e momentit pas një ndeshjeje të thuash gjëra që nuk i mendon mirë.”

Milani është i treti në tabelën e Serisë A, tri pikë më pak se lideri Interi . Ata janë të katërt në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve dhe nuk kanë shënuar ende një gol në një ndeshje evropiane këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat