Edhe Arsene Wengerit i vjen keq për “Djajtë e Kuq”

Futboll

Edhe Arsene Wengerit i vjen keq për “Djajtë e Kuq”

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 23:01
Arsene Wenger

Arsene Wenger, kundërshtar i një mijë betejave në Premier League me “Djajtë e Kuq”, tregon dhembshuri për Manchester United.

“Në fund të fundit, më vjen keq për një klub kaq të madh, sepse nuk ka shpresë.

Në thelb nuk e shoh se ku mund të përmirësohen. Ky ekip sot ka humbur besimin, cilësinë dhe madje edhe shpirti luftarak është zhdukur,” tha për francezi BeIN Sport, duke komentuar humbjen e rëndë 3-0 në derbin ndaj City-t të Guardiolës.

“Unë patjetër do t’i hiqja shiritin e kapitenit.

E di që është një vendim i rëndësishëm, por Fernandes nuk është kapiten: ai është një lojtar i talentuar, nuk ka dyshim për këtë, por unë mendoj se ai ankohet shumë, vazhdimisht ngre krahët në ajër (për t’u ankuar) dhe kjo nuk është e pranueshme.

Është e kundërta e asaj që pres nga një kapiten".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat