Florent Muslija shënon nga 18 metra, Paderborni rrëzon Freiburgun

Futboll

Florent Muslija shënon nga 18 metra, Paderborni rrëzon Freiburgun

Nga: K. G. Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 18:58
Florent Muslija shënon nga 18 metra

Futbollisti Florent Muslija ka shënuar në minutën e 33-të dhe ka asistuar në të atë 4-tën, për fitoren (1:3) e Paderbornit.

Freiburgut ka pësuar humbje të rëndë nga Paderborni dhe eliminohet nga gara e  Kupës së Gjermanisë.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, është në formën më të mirë dhe kjo u dëshmua edhe sot.

Muslija, në minutën e 33-të, nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra ka shënuar eurogol në këndin e epërm të majtë, ku portieri vetëm me shikim e ka përcjellë topin.   

Muslija është zëvendësuar në minutën e 75-të.

Edhe Visar Muslija ka luajtur nga minuta e parë për Paderbornin.

Bilbija ka shënuar në minutën e 4-të e në atë të 56-tën.

Florent Muslija është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 18-të.

Për Freiburgun, Eggestein shënoi në minutën e 70-të.

Paderborni është kualifikuar në të tetën e finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat