Besa udhëton në Manastir, Bashkimi në Shkup, Arsimi në Tetovë pret Teteksin

Futboll

Besa udhëton në Manastir, Bashkimi në Shkup, Arsimi në Tetovë pret Teteksin

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Janë caktuar arbitrat për xhiron e 11-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë, ndeshje që do të luhen të shtunën me fillim nga ora 13:00.

Natyrisht, më interesantja do të jetë në superderbin e Manastirit, ku takohen i dyti në tabelë, skuadra e Pelisterit dhe lideri, skuadra e Besës. Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Marjan Mlladenovski nga Shkupi.

Bashkimi i Kumanovës është mysafir i Skopje-s në Autokomandë, kurse Arsimi në Reçicë të Tetovës e pret Teteksin.

Ja çiftet për sot dhe tabela:

Java e 11-të:

Skopje-Bashkimi (refer: Done Ristovski-Gjevgjeli)
Arsimi-Teteks (refer: Aleksandar Vasilevski-Shkup)
Pelister-Besa (refer: Marjan Mladenovski- Shkup)
Sasa-Ohrid (refer: Hristijan Bozinovski-Shkup)
Detonit-Novaci (refer: Marjan Dejanovski-Kërcovë)
Kozhuf-Bellasica (refer:Kiril Smokvoski-Prilep)
Karaorman-Osogovo (refer: Josip Barton-Shkup)
Vardar N. –Pobeda (Bllagojce Ralevski-Manastir)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat