Roma spektakolare, në minutat shtesë përmbysi Leccen e Ramadanit  

Futboll

Roma spektakolare, në minutat shtesë përmbysi Leccen e Ramadanit  

Nga: K.G. Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 19:58
Lukaku

Lecce ka mbetur duarthatë në minutat shtesë në "Olimpico".

Roma ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Lecces, në takimin e javës së 11-të në Serie A.

Në minutën e 5-të, Romelu Lukaku i Romës ka dështuar nga penaltia,

Thuajse kjo i ka motivuar edhe më shumë. mysafirët dhe realizuan përmes futbollistit Almqvist në minutën e 72-të, 0:1.

Kur pritej se Lecce do të marrë pikë të plota, Roma spektakolare ngadhënjeu në minutat shtesë me golat e Azmoun (90+1’) e Lukakut (90+4).

Ylber Ramadani është paraqitur titullar për Leccen. 

Ai ka tregua lojë të mirë dhe pas një faulli u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77-të.

Pas javës së 11-të, Lecce renditet në vend të 11-të me 13 pikë dhe Roma gjendet në vend të tetë me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat