Ten Hag i magjepsur nga loja e Maguire ndaj Fulham: Harry luajti një lojë vërtet të mrekullueshme

Futboll

Ten Hag i magjepsur nga loja e Maguire ndaj Fulham: Harry luajti një lojë vërtet të mrekullueshme

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 22:34
Ten Hag

Performanca e “shtatlartit” të mbrojtjes, Harry Maguire tërhoqi vëmendjen e tifozëve në fitoren 1-0 të Mancester United kundër Fulham-it.

Mbrojtësi kombëtares angleze vjen nga një moment shumë i vështirë në klubin e tij, por performanca e fundit e Maguire ka bindur edhe skeptikët. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Ten Hag nuk la pa thuruar elozhe për mbrojtësin anglez.

“Harry luajti një lojë vërtet të mrekullueshme. Një paraqitje shumë e mirë.

Ai tregoi lidership dhe saktësi në zotërimin e topit. Ai ishte shumë i mirë, jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij”,- u shpreh tekniku Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat