​Kosovë-Izrael, çmimi i biletave shkon deri në 80 euro

Futboll

​Kosovë-Izrael, çmimi i biletave shkon deri në 80 euro

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) përmes një komunikate ka njoftuar se ka nisur të bëhet shitja e biletave për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Izraelit.

“Dardanët” i rikthehen aksionit më 12 nëntor, kur me fillim nga ora 20:45 presin në stadiumin “Fadil Vokrri” Izraelin, raporton KosovaPress.

Ndeshja i takon fazës kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Biletat për këtë ndeshje tani kanë dalë në shitje, dhe çmimet janë këto: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Po ashtu, FFK ka bërë të ditur se një person mund të blejë vetëm dy bileta. Biletat janë të personalizuara dhe në hyrje do të ketë kontrollim të rreptë dhe me letërnjoftim për secilin person që hyn në stadium.

Linkun për ta blerë biletën e gjeni më poshtë.

Federata e Futbollit e Kosovës (ebileta.al)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat