Ballkani në sprovë

Futboll

Ballkani në sprovë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 16:12
Formacionet

Trajneri Ilir Daja pohoi se Ballkani ka udhëtuar drejt Kazakistanit jo me “flamur të bardhë”, kështu që kampionët e Kosovës do të kërkojnë fitoren ndaj Astanës.

Ky takim i raundit të katërt në Grupin C të Ligës së Konferencës mund të thotë shumë për fatin e dy skuadrave, sa i përket kualifikimit për në turin tjetër. 

Grupin e kryeson Viktoria Plzen me 9 pikë, ndërsa Dinamo Zagreb, Ballkani dhe Astani kanë nga tre pikë secila pas tre ndeshjeve të luajtura.

Takimi nis në orën 16:30 dhe më poshtë janë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave për këtë sfidë të Grupit C në Ligën e Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat