Nisin kontaktet e para

Futboll

Nisin kontaktet e para

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 12:04
Alphonso Davies

Nisin kontaktet e para, Real Madrid “kokë e këmbë” te Alphonso Davies!

Prej disa javësh, mbrojtësi i majtë është kthyer në dëshirën e madhe të skuadrës së Real Madrid me të cilën do të rinisin projektin e tyre nga sezon i ardhshëm.

Kontrata e Alphonso Davies me Bayern Munich skadon në vitin 2025 dhe kjo padyshim do të lehtësonte negociatat me Bayern Munich. Mbrojtësi 23-vjeçar është një lojtar thelbësor dhe gjithmonë ka treguar se sa i vlen lëkura.

Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm, me një dominim total në krahun e majtë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Carlo Ancelotti e pëlqen shumë lojtarin  dhe sipas gazetarit Kerry Hau, thotë se Real Madrid tashmë ka kontaktuar Alphonso Davies për të diskutuar rreth projekteve dhe kushteve në mënyrë që mbrojtësi anësor të bindet për të kaluar në Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat