Rexhepi: Fati nuk ka qenë në anën tonë

Futboll

Rexhepi: Fati nuk ka qenë në anën tonë

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 17:06
Xhengis Rexhepi

Trajneri i Feronikelit 74, Xhengis Rexhepi, ka thënë se nuk po i shfrytëzon rastet për gol dhe nuk kanë pasur fat, pavarësishtë lojës së mirë.

“Jam lodhur duke dhënë deklarata vazhdimisht se po luajmë mirë.

Po çalojmë te goli.

Ne kishim rastet tona dhe nuk i shfrytëzuam.

Provuam edhe nga loja, por për nga angazhimi, unë mburrem me futbollistët që i drejtoj.

Ne deshëm ta fitojmë lojën, por në ballafaqimet e fundit edhe fati nuk ka qenë në anën tonë, pavarësisht lojës së mirë që po bëjmë”, është shprehur Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat