Dueli i shumëpritur i 17 nëntorit, ja sa tifozë shqiptarë do të jenë në Moldavi

Futboll

Dueli i shumëpritur i 17 nëntorit, ja sa tifozë shqiptarë do të jenë në Moldavi

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 20:42
Tifozë

Dueli i shumëpritur i 17 nëntorit, ja sa tifozë shqiptarë do të jenë në Moldavi.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në këto kualifikuese në “Air Albania” më 20 nëntor ndaj Ishujve Faroe, me një stadium i cili do të jetë plot. Kjo pasi një javë më parë janë shitur të gjitha biletat për këtë takim që do të nisë në orën 20:45.

Sa u përket çmimeve, bileta më e lirë ishte 30 mijë lekë të vjetra, ndërkohë ato te tribuna karshi shkonin 80 mijë lekë.

Në total nga katër ndeshjet që Kombëtarja shqiptare ka luajtur në shtëpi, federata ka arkëtuar rreth 3 milionë euro.

Sfida e parë do të jetë ndaj Moldavisë në transfertë më 17 nëntor, ku edhe aty pritet një numër prej 700-750 tifozësh shqiptarë të pranishëm në Kishinjau, kryeqytetin moldav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat