Kaos në futbollin kroat, portieri ndëshkohet me karton të kuq dhe me një grusht “eliminon” gjyqtarin e ndeshjes

Futboll

Kaos në futbollin kroat, portieri ndëshkohet me karton të kuq dhe me një grusht “eliminon” gjyqtarin e ndeshjes

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Gjashtë muaj  më parë, Vedran Çorluka (37 vjeç), një nga ndihmës trajnerët e kombëtares kroate të futbollit të drejtuar ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, Zlatko Daliç, luajti për Parag kundër Bratstva nga Preseka në një ndeshje miqësore. Ka qenë pjesë edhe e emisionit të Robert Knjazit, i cili transmetohet në HTV.

Të dyja skuadrat luajtën të njëjtën ndeshje të shtunën, më 11 nëntor, në kuadër të xhiros së 12-të të Ligës së 3-të të Medimurjes, Grupi B, mikpritës ishte Bratstvo. Por ndeshja u luajt vetëm për 15 minuta për shkak të një sulmi të portierit të Parag, Nino Orshush ndaj gjyqtarit, i cili më pas pati probleme shëndetësore.

“Në minutën e 15-të, kur portieri mysafir Nina Orshush u përjashtua nga loja, ai erdhi te gjyqtari kryesor dhe u ankua për vendimin, dhe më pas e goditi arbitrin në kokë me pjesën e mbyllur të grushtit,

Goditja e portierit e kapi gjyqtarin në zonën e hundës dhe menjëherë arbitri pati gjakderdhje.

Në këto kushte  ndeshja u ndërpre, por fatmirësisht nuk u pasua me incidente të tjera”, ka shkruar delegati i ndeshjes Josip Modliç. 

Pra portieri me një grusht “eliminoi” gjyqtarin e ndeshjes, por pritet që skuadra kundërshtare ta marrë fitoren në tavolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat