Interi dominon me numër tifozësh

Futboll

Interi dominon me numër tifozësh

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 11:37
Stadiumi San Siro

Statistikat/ Interi dominon me numër tifozësh, befasohet Atalanta, surprizon Genoa

Serie A është ndalur ashtu si shumë liga të tjera, për t’u lënë vendin përfaqësueseve të zbresin në fushë, teksa pas 12 javëve të para, është koha edhe për të bërë disa balance sa i përket tifozerisë.

Kështu është Interi që vijon të dominojë me numrin më të lartë të tifozëve për ndeshje, me një mesatare prej 73 163 fansash për takim në 7 të tilla të luajtura në Serinë A këtë sezon.

Vetëm vendi i dytë për Milanin, që ka regjistruar 72 362 tifozë për ndeshje në Serinë A, ndërsa podium plotësohet nga Roma me 62 484 tifozë për ndeshje.

Sa i përket raportit të tifozëve për ndeshje me kapacitetin e stadiumit, kryeson Genoa, që me mesataren 32302 tifozë për ndeshje, ka arritur të mbushë 97.28 përqind të impiantit të qytetit ‘Marassi’.

Në vendin e dytë vjen Interi me 96.64 % të kapacitetit të stadiumit, i ndjekur nga Milani me 95.58% dhe Juventusi me 95.02%.

Sa u përket krahasimeve me një sezon më parë, ka pësuar një rritje të ndjeshme tifozësh në stadium Bologna, me 15.2% më shumë dhe Torino me 12.3% më shumë.

Ndërkohë, rënie të ndjeshme ka pësuar Atalanta me 18.61% tifozë më pak në tribuna dhe Monza, që pas entuziazmit të Sezonit të parë në Serinë A, sheh 13.07% më pak tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat