Sane i thur elozhe Harry Kanes: I ka të gjitha, nder të luash me të

Futboll

Sane i thur elozhe Harry Kanes: I ka të gjitha, nder të luash me të

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 14:13
Harry Kane e Sane

Leroi Sanesë nuk i kanë munguar fjalët e ëmbla ndaj “homologut” në fazën ofensive, Harry Kane.

Anësori gjerman kontribuoi në dopietën e “bishës” angleze me dy asiste.

Duket se partneritetet mes tyre e kanë kthyer në një “makineri goli” klubin më të titulluar në Gjermani, 42 gola pas 11 javësh në Bundesligë, asnjë ekip në 5 kampionate kryesore të Europës nuk ka arritur në shifra te tilla.

Sane e ka përkufizuar bashkëpunimin me Harry si argëtues: “Kejn është shumë i zgjuar para portës mike, por jo vetëm. Aftësi mbresëlënëse në finalizim, krijimin e korridoreve për shokët e ekipit, mbrojtës tepër i mirë i topit dhe djalosh në sjellje.

Takimi i fundit u kombinuam thuajse në perfeksion. Gjithçka po shkon mirë dhe në grup mbizotëron fryma pozitive. Nder të luash me Herrin”, përfundoi Leroi Sane në kanalin zyrtar të Bajernit.

Deri në këtë pikë të sezonit Kejn dhe Sane kanë shërbyer asist-gol mes tyre në Bundesligë 7 raste, binomi më i mirë europian, teksa në të gjithë turnetë Leroi numëron 9 finalizime dhe 7 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat