Rasti Rahoveci dhe milicia serbe, Mehmeti për Rexhep Abdullahun: Mos u lajmëro! Le të më burgosin mu, familja ka nevojë për ty

Futboll

Rasti Rahoveci dhe milicia serbe, Mehmeti për Rexhep Abdullahun: Mos u lajmëro! Le të më burgosin mu, familja ka nevojë për ty

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 19:37
Rexhep Abdullahu e Hadi Mehmeti

Vitet e 90-ta (1991 - 1999), vitet më të rënda për popullin shqiptar të Kosovës.

Vitet ku Kosova u okupua nga regjimi serb.

Dëbohen punëtorët shqiptarë nga puna, mbyllen shkollat, mbyllet Universiteti i Prishtinës, dëbohen sportistët nga stadiumet dhe palestrat sportive. 

Regjimi serb sulmonte çdo gjë që ishte shqiptare.

Në vitin 1994 Rexhep Abdullahu erdhi në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Një trim e atdhetar që nuk e kishte shoqin, ndërsa sekretari i përgjithshëm i kohës së gjeneratës së sakrificës, Hadi Mehmeti, kujton disa momente interesante.

Mehmeti e përshkruan Rexhep Abdullahun, kryetar kokëfortë, trim i rrallë dhe i vendosur deri në pikën e fundit, ka qenë i gatshëm edhe të flijonte jetën qoftë nevoja për shtetin e Kosovës.

 “Ishte personalitet me vlera të mëdha humane, profesionale dhe patriotike! 

Pata fatin ta njohe për së afërmi gjate kohës sa isha sekretar i FFK-së. 

Ishte i saktë, i disiplinuar dhe i rreptë! 

Personalitet me vlera të mëdha kombëtare! 

Po rikujtoj disa veprime: Gjate kampionatit 1994/95, ndodhën 2 ndërprerje të ndeshjeve nga ana e KF Rahovecit dhe sipas rregullores se atëhershme aj klub që i humbë dy ndeshje me rezultat zyrtar automatikisht largohen nga garat dhe bien në një rang më të ulët! 

Në zyrët tona paraqitet Vahdet Hoxha përfaqësues i KF Rahoveci. Në takim ishim kryetari, Vahdeti dhe unë.

Unë sipas detyrës zyrtare i njoftoj për vendimin i cili ishte i bazuar në Rregulloren e Garave.

 Vahdeti kërkoj që ky vendim të rishqyrtohet në Kryesi të FFK-së, sepse mund të na çoj në vijën e mullinjtë të huaj! 

Kryetari Abdullahu shpejt e kuptoj këtë, me drejtohet mu se kur është interesi Kombëtar nuk duhet t’i respektojmë rregulloret! Ashtu edhe veproj në Kryesi, perkundër insistimit tim se rregullorja duhet të respektohet, Kryesia e ktheu në gara Rahovecin!”, tregon Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Vendosmëria e Rexhep Abdullahut ishte e palëkundshme.

Në asnjë rrethanë nuk i frikësohej milicisë së regjimit serb por në çdo moment ishte përballur me ta pavarësisht se mund t’i rrezikohej edhe jeta.  

“Në fushën e Flamurtarit erdhi policia serbe dhe ndërpreu lojën, isha zyrtar. 

Kryetari nuk lejoj që unë të lajmërohem u lajmëru vetë dhe mori mbi vete përgjegjësit! Le të me maltretojnë mu, le të më burgosin mu, kështu me thoshte! Ti veç sa je bë prind, familja ka nevoje për ty!

Punoj në kohët më të vështira e syri kurrë nuk ju tremb.  Trasoj  dhe shtroj rrugë që ne nëpër të sot po ecim !

Lavdi punës dhe veprës! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës të cilën aq shumë e donte! Lavdi”, ka përfunduar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat