U dënua për baste, por Juventusi zyrtarisht ia vazhdon kontratën Fagiolit

Futboll

U dënua për baste, por Juventusi zyrtarisht ia vazhdon kontratën Fagiolit

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 09:20
Nicolo Fagioli

Nicolo Fagioli ka qenë kryefjala e mediave në Itali ditë më parë pasi u zbulua një skandal i basteve.

Mesfushori i ri kishte luajtur një kohë të gjatë baste dhe është dënuar me shtatë muaj mos lojë.

Gjithsesi Juventusi i ka qëndruar afër atij duke i rinovuar edhe kontratën deri në qershor të vitit 2028.

22-vjeçari nuk do ta harrojë kurrë besimin që Zonja e Vjetër i dha duke i rinovuar kontratën përkundër se ai nuk do të luaj deri në fund të majit.

“Jam i lumtur dhe i nderuar që nënshkruaj kontratën time të re me Juventusin. Në Juventus u rrita si njeri dhe lojtar dhe kjo lidhje vazhdon”.

“Dua të falënderoj familjen time, tifozët, agjentët e mi dhe të gjithë anëtarët e Juventusit për mbështetjen e tyre”.

“Do të jem gjithmonë mirënjohjes ndaj klubit, deri në fund”, ka shkruar Fagioli në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat