Lojtari përfiton 250 mijë euro nëse bën 40 gola - asist

Futboll

Lojtari përfiton 250 mijë euro nëse bën 40 gola - asist

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 11:57
Harry Kane

Nuk janë vetëm titujt, por edhe stimujt financiarë. Për Harry Kane sezoni i parë në Mynih ka nisur ke këmbën e duhur pasi i ka mjaftuar shumë pak për tu ambientuar.

Në këtë drejtim 30-vjeçarit nuk i mungon as motivimi. Sipas “Sport Bild” në kontratën e Harry Kanes, Bayerni ka shtuar një klauzolë.

Njëri nga bonuset e lojtarit i përket kontributit të tij në ekip. Nëse ai do të ketë “gisht” në 40 gola të Bajernit në këtë sezon atëherë paga e tij vjetore, e cila është 12 milionë euro, do të rritet edhe me 250 mijë euro.

Deri më tani Kejn është në rrugë të mirë për të bërë diçka të tillë pasi ka dhënë kontributin e tij në 28 gola të Bajernit në këtë sezon. Në 16 ndeshje ai ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 7 asist.

Por Harry Kane nuk është vetëm kaq. Në një shkrim të “Athletic” mësohet se anglezi ka fituar edhe zemrat e shokëve të ekipit, të cilët e vlerësojnë për faktin se nuk është individualist siç ishte Levandovski.

Ai madje jep edhe mendimin e tij sa i përket taktikave në fushë duke u kthyer kështu në një senator të ekipit edhe pse ka mbarritur në Mynih ditë e fundit të gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat