“Do ta fik telefonin”, Shaqiri flet për kërkesat e shumta për bileta të ndeshjes

Futboll

“Do ta fik telefonin”, Shaqiri flet për kërkesat e shumta për bileta të ndeshjes

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 17:20
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka folur sot para ndeshjes së nesërme të Kombëtares së Zvicrës kundër Kosovës.

Ylli me prejardhje nga Kosova pritet që nesër ta nis ndeshjen si titullar ndaj “Dardanëve”.

Para ndeshjes, Shaqiri u pyet nëse i kanë kërkuar të afërmit bileta për këtë përballje, ku tha se vetëm prindërit e tij ia kanë kërkuar plot 40 sosh.

“Vetëm prindërit e mi i dëshironin 40 bileta. Shoqëria ende më thirrin çdo ditë. Dua që ta zgjidh këtë gjë sonte. Pastaj unë do ta ndali telefonin”, tha Shaqiri.

Kombëtarja e Zvicrës do ta zhvillojë nesër ndeshjen si vendase me Kosovën, e vlefshme kjo për kualifikimet në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2024. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat