​Hadërgjonaj bujar me bileta, shpreson në fitore nesër ndaj Zvicrës

Futboll

​Hadërgjonaj bujar me bileta, shpreson në fitore nesër ndaj Zvicrës

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 19:40
Florent Hadërgjonaj

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka folur për mediat në konferencën që u mbajt sot në prag të ndeshjes mes Zvicrës dhe Kombëtares së Kosovës.

Hadërgjonaj po shpreson në fitore, që të gëzojë tifozët në stadium e edhe ata në Kosovë.

“Shpresoj që e gëzojmë popullin kosovarë dhe tifozët që janë në stadium dhe ku janë anë e mbanë me fitore”, tha Hadërgjonaj.

Më tej, Hadërgjonaj u pyet nga gazetari se sa bileta i kanë kërkuar të afërmit për ndeshjen e nesërme, pasi që Shaqiri tha se ia kanë kërkuar 40 sosh prindërit e tij, ndërsa ylli kosovar ndër të tjera tha që “atyre që kom dashtë, kom pas mundësi me ja plotësu dëshirën”.

“Normal që i kanë lyp aq shumë bileta Xherdanit dhe edhe për mu ashtu ka qenë, nuk ka qenë shumë e lehtë për me gjet bileta, ka qenë e vështirë, që besoj që me qenë stadiumi me 100 mijë (ulëse) besoj që e kishim mbush nesër. Edhe mu më kanë lyp disa, tash me numër nuk e di se gjithmonë në fund del edhe një ma shumë, por kryesorja atyre që kom dashtë, kom pas mundësi me ja plotësu dëshirën”, tha Hadërgjonaj.

Kombëtarja e Kosovës nesër me fillim nga ora 20:45 do ta zhvillojë ndeshjen si mysafire kundër Zvicrës, e vlefshme kjo për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2024. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat