“AS” i thur elozhe trajnerit: Mrekullia e re e Silvinjos

Futboll

“AS” i thur elozhe trajnerit: Mrekullia e re e Silvinjos

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 18:20
Silvinjo

Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024 ka pushtuar faqet e para të mediave botërore, pasi bëhet fjalë për herën e dytë në histori që kuqezinjtë shkojnë në një turne madhor, Por sidomos për faktin se po shkon atje si kryesuese grupi. Dhe kjo arritje e rëndësishme për futbollin tonë ka një arkitekt, brazilianin Silvinjo, puna e të cilit padyshim vlerësohet nga tifozët dhe specialistët në vendin tonë, por po bën bujë edhe në skenën ndërkombëtare.

Gazeta prestigjioze sportive spanjolle ”AS” i ka kushtuar një artikull trajnerit të kuqeznjve, duke kujtuar rrugëtimin e tij derisa erdhi në drejtimin e Shqipërisë, por edhe punën që ka bërë këtu përkrah Zabaleta e Doriva.

“Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri, mrekullia e re e Silvinjos”, titullohet artikulli në fjalë i “AS’ që përshkruan eksperiencën kuqezi të tijën nëpërmjet fjalëve dhe shpjegimeve të video–analistit të Kombëtares, Alariko Rosi.

“Zabaleta dhe Silvinjo ishin mbrojtës dhe Doriva një pitbull i mesfushës. Ata kërkojnë shumë vëmendje në fazën mbrojtëse që më pas të ndërtojnë duke pasur mbajtjen e topit. Kërkohet shumë ekuilibri, sakrifica… ekipi është shumë i disiplinuar. Sakrifica e lojtarëve është shumë e rëndësishme dhe e madhe, por luajnë me shumë zemër dhe rezultatet janë shumë të rëndësishme”, shpjegoi ai arsyet e këtij kualifikimi historik.

“Silvinjo është një trajner i pabesueshëm. Shumë detajist. Ka një super shkollë pasi ka punuar me Guardiolën, Venger, Mançinin, Rajkard… Ai ishte një lojtar i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve. Doriva fitoi “Toyota Cup” në vitin 1993 në San Paolo kundër Milanit me Tele Santana. Më pas, ai dhe Silvinjo kishin trajnerë Karlos Alberto Parreira dhe Mario Zagallo në Brazil. Zabaleta gjithashtu ishte me Guardiolën e më pas me Pelegrinin apo Mançinin. Pablo gjithashtu ka luajtur për Maradonën në kombëtare. Me përjashtim të Murinjos, kanë punuar me më të mirët. Është një përzierje e pabeseshme”, tha ndër të tjera ai në këtë artikull që i kushtohej suksesit kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat