Duka: Ja e vërteta me Armando Brojën

Futboll

Duka: Ja e vërteta me Armando Brojën

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:04
Duka

Kualifikimi për të dytën herë në finalet e një kampionati Europian ishte objektivi kryesor i Silvinjos dhe stafit të tij. të paktën kjo është ajo që thotë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është i lumtur për këtë arritje duke falënderuar trajnerin brazilian, por edhe lojtarët që dhanë kontributin e tyre në këtë arritje. 

Ai gjithashtu ndalet dhe te çështja e Armando Brojës, duke thënë se Shqipërisë nuk i ndodh rrallë që të ketë një talent si ai në kontingjentin e vetë.

“Kemi talente, kemi futbollistë shumë të mirë. Duke pasur një kontingjent të tillë, padyshim që objektivi është të shkosh në një kompeticion madhor si Europian apo Botëror.

Ato kushtet dhe marrëveshjet që kanë qenë me Silvinjon kur jemi takuar për herë të parë në Milano për të biseduar rreth këtij projekti, ka qenë me objektivin për të shkuar në Europian.

Objektivi ishte që në fillim. Projekti ka qenë për në Europian. Duke pasur parasysh këtë skuadër, kushteve në përgjithësi të skuadrës, dihet që objektivi nuk realizohet gjithmonë. Duhet të prisnim shortin, me kë do luanim.

Nëse do kthehemi në kohë, kush ishin objektivat real ose llogaritë reale që ne të bënim, ishte që ne në dy ndeshjet e fundit të ishim në garë, për të qenë një nga skuadrat fituese, i pari ose i dyti.

Me mendimin më shumë për të marrë vendin e dytë. Realisht bëmë akoma dhe më shumë.

Ne kemi marrë nga katër pikë kundër të gjitha skuadrave të grupit, përveç Polonisë që kemi marrë tri pikë. Nuk kemi menduar që do shkonim kaq mirë 80% të ndeshjeve. Realisht në mendimin tim nuk e kam menduar që në dy ndeshjet e fundit do merrnim dy pikë, minimumi katër. Prandaj futbolli është i bukur, sepse nuk është shkencë ekzakte dhe kurrë nuk mund ta parashikosh.

Duke parë përbërjen e skuadrës, ku janë 7 apo 8 futbollistë që aktivizohen në Serinë A, duke parë futbollistë që aktivizohen në La Liga, apo në ligën e parë turke, apo dhe Broja në Angli që është një nga kampionatet sot më të ndjekur dhe më të fortë të botës, pavarësisht se Broja nuk pati mundësinë që të kontribuojë.

Mosmarrëveshje me Brojën? Në asnjë rast. Ai është një talent që nuk na vjen shpesh dhe ne nuk kemi luksin që ta humbim.

Vendi i parë në grup dhe të kualifikohesh në ndeshjen e parafundit vërtet është një rezultat shumë i mirë. ne na mungojnë gjërat shumë të mira dhe mundësinë për të shpalosur atë ndjenjën tonë kombëtare dhe krenarinë tonë na bën që të interesohemi akoma dhe më shumë. Kjo e bëri dhe atë mbrëmjen me Ishujt Faroe pak zhgënjyese për publikun, sepse pritshmëritë ishin shumë të mëdha.

Janë për t’u falënderuar që ekipi Kombëtar është mbështetur jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë. kur ishim në Kishinaiu kundër Moldavisë. Të gjithë janë për t’u falënderuar në këtë edicion të ekipit Kombëtar.

Për futbollistët nuk është e lehtë. ne kemi futbollistë të mirë, por kryesorja është të luash si një skuadër. Pra janë për t’u falënderuar ata dhe Silvinjo bashk me stafin që e mblodhi këtë skuadër. Mund të kesh vërtet individë, por nëse nuk funksionon si një e vetme, por bashkë me administrorët e ekipit nuk arrin rezultat”, tha presidenti Duka për “Opinion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat