Matthaus kundër Nagelsmannit

Futboll

Matthaus kundër Nagelsmannit

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 18:23
Nagelsman

Lothar Matthäus kritikoi ashpër Julian Nagelsmann.

Ish-ylli gjerman, në fakt, ka kritikuar pozicionin e ri që ish-trajneri i Bayern-it i ka besuar Kai Havertz në eki[in kombëtar. Në fakt, kundër Turqisë dhe Austrisë, lojtari i Arsenalit luajti si mbrojtës i majtë.

“Pas ndeshjeve kundër Turqisë dhe Austrisë ndihem i kthyer mbrapa në kohë, në kohën e Hansi Flick. E kuptoj Julian, nuk më shqetëson nëse provon diçka, por ne nuk kemi më kohë!”, deklaroi Matthaus.

Në lidhje me pozicionin e Kai Havertz:

“Nagelsmann mund të presë që dikush si Grimaldo i Leverkusenit të luajë majtas dhe djathtas, por ai është stërvitur si mbrojtës i krahut. Havertz, Sane dhe Brandt janë lojtarë sulmues dhe nuk do të luajnë në këto pozicione për klubet e tyre për shtatë muajt e ardhshëm.

“Kjo gjithashtu krijon pasiguri mes lojtarëve të tjerë. Unë e di atë që Nagelsmann ka në mendje: te Bayern ai preferoi Alphonso Davies në të majtë dhe tani ai dëshiron të kthejë Havertz në një Davies”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat