Dy rekorde të reja për anglezin

Futboll

Dy rekorde të reja për anglezin

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 12:27
Harry Kane

Harry Kane nuk ka të ndalur në Bundesliga me fanellën e Bayern Munich. Sulmuesi ishte sërish protagonist për bavarezët teksa shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Koln.

Një gol që e çon britanikun në kuotën e 18 golave pas vetëm 12 javësh në Bundesliga. Një rekord që nuk ka mundur ta regjistrojë asnjë lojtar më parë në historinë e kampionatit elitar të Gjermanisë.

Por, nuk është ky i vetmi rekord për Kane duke qenë se 30-vjeçari është shndërruar edhe në lojtarin anglez që ka shënuar më shumë gola në Bundesliga. Dy britanikë si Jadon Sancho (Borussia Dortmund) dhe Kevin Keegan (Hamburg) ishin ndalur në kuotën e 17 golave përgjatë një sezoni të Bundesligës. Por, ky rekord është superuar në vetëm 12 javë nga Kane dhe sigurisht pritet të thellohet më tej.

Aktualisht, Kane ka një mesatare shënimi prej 1.5 golash për ndeshje, ose e thënë ndryshe, ish-lojtari i Tottenham e gjen rrugën e rrjetës çdo 57 minuta. Statistika këto të jashtëzakonshme që hedhin poshtë edhe çdo dyshim mbi shifrën prej 100 milionë eurosh që pagoi Bayern me Kane që nëse ruan këtë ritëm, mund ta mbyllë sezonin në Bundesligë me 51 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat