Drita të mos e përsëritë gabimin e vitit të kaluar

Futboll

Drita të mos e përsëritë gabimin e vitit të kaluar

Fehmi Sylejmani Nga Fehmi Sylejmani Më 28 nëntor 2023 Në ora: 16:39
Afrim Shahini

Pas shkarkimit me plotë të drejtë e paska të vonuar të trajnerit grek, Akis Vavalis, drejtuesit më të lartë të Dritës, duhet të mos nguten rreth emërimit të ndonjë trajneri të ri të mundshëm në ditët në vijim. 

Siç dihet vitin e kaluar, Drita prej një gabimi kaloi  në gabimin tjetër rreth ndërrimit të trajnerëve, gjë që rezultoi me humbjen e titullit të kampionit.

Kjo dukuri e nguti për trajner të ri nuk duhet të përsëritet edhe këtë herë  e pa ndikime nga askush. 

Image

Alban Nevzati

Drita aktualisht është në pozitën e tretë me 10 pikë më pak se kandidati potencial dhe favorit për titull, Ballkani nga Suhareka.

Gjasat teorike për të rrëmbyer vendin e parë  ekzistojnë, meqë ka ndeshje të mjaftueshme deri në përfundim të kampionatit dhe nuk duhet dorëzuar në asnjë formë.

Deri në përfundim të këtij stinori Drita ka edhe 4 lojë kampionale dhe një për Kupë. Në këto momente jo të mira që po kalon kjo skuadër, që njihet për organizim të mirë, do të ishte mirë që deri në përfundim të këtij sezoni të emërojë Afrim Shahinin dhe Alban Nevzatin trajner të Dritës. 

Shahini kaherë është pjesë e skuadrës së parë dhe më mirë se ai nuk e njeh  askush organikën, atmosferën, grupin dhe gjendjen aktuale në klub. 

Ndërkaq, Nevzati me punën që është duke bërë me kategoritë e reja po dëshmon se është rrugës së mbarë për të qenë në të ardhmen një trajner me  shumë potencial. Ka katër vite rresht që është kampion me dy grupmosha të ndryshme. Të dy kanë qenë edhe lojtarë të Dritës, Shahini, portier me kualitete të larta, ndërsa Nevzati, mbrojtës korpulent dhe i pakalueshëm.

Janë gjithsej edhe  5 lojë deri në dhjetor dhe më pas drejtuesit e Dritës kanë kohë për të  bërë një analizë të thellë e të thuktë.

Nga gjendja  reale, që do të del pas këtyre pesë lojave, atëherë krijohet një pasqyrë më reale, nga e cila mund të  mendohet për ndonjë trajner të ri, ama të dëshmuar e me CV të pasur,  e jo ndonjë që duhet të krijojë CV të re  në FC Drita.

“Bardhekaltërtit” sivjet   kanë  pasur një sezon me ulje-ngritje,   teksa në masë të konsideruar kanë zhgënjyer si me lojë ashtu edhe me rezultate, e  cilësia dhe  pritshmëritë kanë qenë më të larta.

Aktualisht Drita nga 14 ndeshje sa ka zhvilluar deri më tani, ka 7 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje, me 18 gola të shënuar dhe vetëm 8 të pësuar, duke tubuar 35 pikë, 10 më pak se i pari, Ballkani.

Autori është ish gazetar profesionist i sportit e tani opinionist
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat