Në krye qëndron Harry Kane

Futboll

Në krye qëndron Harry Kane

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 14:49
Harry Kane

Observatori i Futbollit CIES, përmes të dhënave të Wyscout për goditjet e tentuara dhe golat e shënuar gjatë sezonit aktual, ka përcaktuar një “top 100” mes 65 ligave të shpërndara në të gjitha kontinentet e planetit.

Me 1.57 gola për 90 minuta dhe një përqindje konvertimi prej 37% në lidhje me gjuajtjet e bëra, qendërsulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane kryeson listën.

Observatori ka shumëzuar numrin e golave ​​të shënuar në kampionatin kombëtar çdo 90 minuta me përqindjen e konvertimit të goditjeve të realizuara.

Vetëm lojtarët që kanë luajtur të paktën 720 minuta në ligën kombëtare për të njëjtën skuadër gjatë sezonit aktual merren parasysh. Gimenez i Feyenoord mban vendin e dytë, ndërkohë që pas tij qëndron Bellingham i Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat