Hajdari asiston por nuk mjafton, Lugano pëson humbje

Futboll

Hajdari asiston por nuk mjafton, Lugano pëson humbje

Nga: K.G. Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 20:45
Bodo/Glimt

Bodo/Glimt ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:2 ndaj Luganos, në ndeshjen e xhiros së pestë të Conference League.

Për skuadrën norvegjeze shënuan Pellegrino (40' e 79’), Fet (52'), Berg (66') e Kapskarmo (89’) dhe për Luganon realizuan Celar (58') e Babiq (82').

Hajdari ka asistuar në golin e parë të Luganos.  

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Kreshnik Hajrizi, Uran Bislimi, Allbian Hajdari, u paraqitën nga minuta e parë për Luganon.

Shkëlqim Vladi është paraqitur nga minuta e 63-të prë Luganon.

Shaipi, Hajdari e Vladi u ndëshkuan me kartona të verdhë.

Club Brugge kryeson me 13 pikë në Grupin D, pasojnë Bodo/Glimt me 10, Lugano 4, Besiktas ka vetëm një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat