Argjentinasi kërcënon holandezin: Do shihemi shpejt!

Futboll

Argjentinasi kërcënon holandezin: Do shihemi shpejt!

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 23:11
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja mes Marseille dhe Ajax në Europa League dhuroi emocione të shumta teksa u shënuan shtatë gola me francezët që triumfuan me shifrat 4-3, një episod jo i këndshëm ishte përplasja mes Berghuis dhe Joauqin Correa.

Holandezi ishte autor i një ndërhyrje të ashpër në kavilje ndaj argjentinasit dhe u ndëshkua me kartonin e kuq.

Nga ana tjetër, Correa nuk mundi ta vazhdonte lojën dhe la fushën i dëmtuar.

Pas sfidës, Berghuis u shpreh se nuk e kishte dëmtuar kundërshtarin. I menjëhershëm reagimi i Correas në rrjetet sociale me këtë të fundit që u shpreh se holandezi është i pafytyrë.

“Nuk të njoh, por qenke i pafytyrë derisa flet pas ndeshjes dhe thua se nuk ndodhi asgjë.

Do të ishte mirë që të kërkoje falje për ndërhyrjen dhe të shqetësoheshe për gjendjen time.

Mes kolegëve respekti duhet të jetë gjithmonë i pari. Por, do të shihemi shpejt”, përfundoi Correa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat