Kur luhet Shqipëri - Spanjë?

Futboll

Kur luhet Shqipëri - Spanjë?

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 11:56
Oraro

Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të datave të ndeshjeve, UEFA ka zbardhur edhe oraret e sfidave të finaleve të Europianit “Gjermani 2024”.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Europian kundër kampionëve në fuqi të Europës më 15 qershor 2024 ndaj Italisë.

Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”:

15.06.2024 Itali vs Shqipëri, “ BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00

19.06.2024 – Kroaci vs Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00

24.06.2024- Shqipëri vs Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat