Rexhepi dhuroi spektakël

Futboll

Rexhepi dhuroi spektakël

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 15:41
Isa Rexhepi

Rexhepi dhuroi spektakël!

Isa Rexhepi ka shënuar super gol në minutën e 67-të, për rezultatin 3-2 në derbin e madh lokal ndërmjet Shkëndijës së Haraçinës dhe Fortunës në Hasanbeg Arena, në kuadrin e javës së 13-të të Ligës së Tretë të RMV-së-grupi Veri në Maqedoni.

Majtaku i Fortunës shënoi në stilin e yllit botëror, Leo Messit, pasi e ekzekutoi goditjen e lirë në mënyrë perfekte, duke e çuar më pas topin në rrjetë.

Rexhepi 21-vjecar e ka nisur karrierën te FC Shkupi, ndërsa te Fortuna ka ardhur nga skuadra e BVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat