Sheffield United zyrtarizon trajnerin e ri

Futboll

Sheffield United zyrtarizon trajnerin e ri

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 16:53
Sheffield

Menjëherë pas shkarkimit të Paul Heckingbottom, Sheffield United ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Chris Wilder rikthehet në krye të Sheffield, ndërsa më herët e ka drejtuar këtë skuadër midis 2016 dhe 2021.

Wilder zëvendëson Paul Heckingbottom, i cili në ndeshjen e fundit pësoi humbjen e rëndë kundër Burnley (5-0) të shtunën. Sheffield është në vendin e fundit në renditjen e Premier League me 5 pikë të grumbulluara në 14 ndeshje.

Wilder do të jetë në krye të Sheffield United për ndeshjen e Premier League ndaj Liverpool që luhet këtë të mërkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat