Inter në alarm

Futboll

Inter në alarm

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 13:30
Dumfries

Nga infermieria e Interit kanë mbërritur lajme të këqija për problemet muskulare të raportuara nga De Vrij dhe Dumfries gjatë ndeshjes kundër Napolit.

Dyshja holandeze në fakti iu nënshtruan disa vizitave mjekësore të cilat përkatësisht evidentuan një tendosje në aduktorët e kofshës së majtë dhe një tendosje të përkulësit në kofshën e majtë gjithashtu.

Për momentin, koha e rikuperimit nuk është ende e sigurt, por ato duhet të jenë rreth 20 ditë jashtë fushave. Situata e tyre do të rivlerësohet sërish javën e ardhshme për të kuptuar situatën në zhvillim. Synimi është që ata të rikthehen në dispozicion për ndeshjen kundër Genoa para fundit të vitit.

Një lajm i keq ky për Inzaghin, pasi tekniku italian nuk ka as Pavard, ndërsa Bastoni pritet të rikthehet në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat