Liria e Fushë Kosova eliminohen

Futboll

Liria e Fushë Kosova eliminohen

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:24
Pamje nga një ndeshje

Fituesja e Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar, Prishtina e ka kaluar me sukses pengesën e parë në këtë edicion në këtë garë.

Në kuadër të rrethit të dytë, Prishtina ka shënuar fitore në duel me Rahovecin, me rezultat 2:0. Të dy golat për bardhekaltrit e kryeqytetit i shënoi Jalen Blesa.

Të parin e realizoi nga penalltia në minutën e 20-të, derisa të dytin në minutën e 85-të. Ndërkohë, Liria dhe Fushë Kosova janë dy skuadrat elitare që janë eliminuar nga kupa qysh në përballjet e para.

Fushë Kosova pësoi humbje në 1/16 e finales nga 2 Korriku, me rezultat 3:1, derisa Liria u mposht nga Rilindja 1974 pas penalltive, 4:5, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 2:2.

Fitoren me rezultatin më bindës në këtë rreth të garave e ka shënuar Drita që triumfoi 9:0 ndaj Dardanisë.

Rezultatet e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës

Flamurtari  – Dukagjini         0-3
Rahoveci – Prishtina           0-2
Vllaznia P – Trepça ‘89       2-4
Dardania – Drita                  0-9
Vëllaznimi – Ferizaj              2-1
Drenica – Ballkani               0-2
Feronikeli 74 – Istogu           2-0
Liria – Rilindja 1974             2-2 pas penalltive 4-5
Ramiz Sadiku – Gjilani               1-3
Fushë Kosova – 2 Korriku       1-3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat