Tifozët i drejtohen Lirisë: Janari po vjen! Bëre mirë ose ec!!!

Futboll

Tifozët i drejtohen Lirisë: Janari po vjen! Bëre mirë ose ec!!!

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 22:22
Tifozët

Liria e Prizrenit zhgënjeu me rezultate në edicionin vjeshtor në elitën e futbollit të Kosovës.

Jo vetëm në kampionat por sot është eliminuar edhe nga garat e Kupës  

Tifozët “Arpagjik't” i drejtohen klubit të futbollit Liria me një mesazh të qartë. 

“Në Prizrenin tonë të vjetër e gëzojmë një klub me traditë e krenari.

Jo shumë larg Shadërvanit ndodhet Stadiumi jonë "Përparim Thaçi", ku në këtë tremujorin e parë, pamë një KF Liria që nuk dëshiron ta sheh asnjë qytetar prizrenas.

Hyrjen e Lirisë në Superligë ia besuam presidentit Kiqe, ndërkohë gjysëmsezona po përfundon me një performancë që e zhgënjej gjithë qytetin.

Premtimet që na u dhanë nuk na bëjnë të shqetësohemi për rënie nga liga dhe nuk besojmë se do të dalim edhe të gënjyer.

Klubi i Qytetit ka mbrapa gjithë Prizrenin, ku në zemrën e shumë qytetarëve gjen dashuri ndaj emblemës së KF LIRIA.

Performancat e dobëta, jo serioziteti, humbjet turpëruese, vetëm sa po e shtojnë mllefin e Arpagjikve dhe futbolldashësve prizrenas.

Ndeshjet e fundit kanë filluar edhe të na tërbojnë dhe askush nuk ka dëshirë të shoh ekipen në këtë gjendje amatore.

SOT, gjatë ndeshjes LIRIA - Rilindja hapëm mesazhin "JANARI PO VJEN" drejtuar kryesisë së klubit.

Premtimet e dhëna për transferet e Janarit po i presim dhe shpresojmë, që premtimet mos ti merr era, prandaj është koha që kryesia e klubit të analizoj me seriozitet situatën e rënduar të klubit.

KF LIRIA po i mbush NJË SHEKULL ekzistencë e gjatë gjithë kësaj kohe breza të ndryshëm djersitnin fanellën me aq krenari për ngjyrat bardh e zi, është derdhur edhe gjak për te gëzuar ekzistencën e këtij klubi edhe sot.

ARPAGJIK'T e trashëguan këtë histori me krenari dhe kështu do vazhdoj përgjithmonë. "KF Liria për disa mund të jetë jo shumë me rëndësi, por për djemt e lidhjes është e shenjtë", reagojnë “Arpagjik't”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat