Synojnë yllin holandez te Borusia Dortmund

Futboll

Synojnë yllin holandez te Borusia Dortmund

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 11:38
Dortmund

Mesfushorti holandez Doniell Malen po bën një tjetër sezon të mirë me Borussia Dortmund, duke tërhequr vëmendjen e disa skuadra “big” në Europë. Kryesisht në Premier Ligw, ku Man. Junajted dhe Liverpulli janë interesuar për të.

24-vjeçari është në sezonin e tij të tretë me ekipin gjerman, ku në 84 ndeshje ka realizuar 23 gola. Malen luan si mesfushor i krahut të djathtë, që depërton shpesh në zonën kundërshtare dhe arrin të realizojë, duke ia rritur ndjeshëm vlerat.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2026 me Borussia Dortmund dhe kostoja e kartonit të tij është 35 milionë euro.

Sipas “Sky Sports”, dy skuadra angleze kanë kohë që monitorojnë Malen, por vështirë se ky transferim mund të kryhet në merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat