​Tottenham-West Ham, formacionet zyrtare

Futboll

​Tottenham-West Ham, formacionet zyrtare

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 20:33
Trajnerët e Tottenham dhe West Ham

Sonte me fillim nga ora 21:15 do të zhvillohet derbi londinez mes Tottenhamit dhe West Ham United, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 15 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Tottenhami barazoi 3:3 me Manchester Cityn, kurse West Hami barazoi 1:1 me Crystal Palace.

Momentalisht, Tottenhami zë vendin e pestë në tabelë me 27 pikë të arkëtuara, krahas West Hamit që ka 21 pikë në vendin e nëntë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Tottenhamin nuk do të paraqiten Bentancur, Dier, Maddison, Perisic, Sessegnon, Solomon, Whiteman dhe Van de Ven.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Tottenham (4-2-3-1): Vicario; Udogie, Davies, Romero, Porro; Hojbjerg, Bissouma; Kulusevski, Lo Celso, Johnson; Son

West Ham (4-2-3-1): Fabianski; Coufal, Zouma, Aguerd, Emerson; Alvarez, Ward-Prowse; Kudus, Soucek, Lucas Paqueta; Bowen 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat