Benaser: Ende besojmë se jemi në garë për titullin kampion

Futboll

Benaser: Ende besojmë se jemi në garë për titullin kampion

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 16:14
Benaser

Pas një kohe të gjatë 6-mujore, mesfushori algjerian Ismael Benaser u rikthye në fushë me fanellën e Milanit  në ndeshjen ndaj Frosinone në kampionat. Ai ishte dëmtuar në gju që në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve ndaj Interit dhe tani është gati të kontribuojë për “kuqezinjtë”.

Benaser dëshiron të ndihmojë Milan të rikuperojë pikët e lëna rrugës këtë sezon.

“Kanë qenë ditë të vështira jashtë fushës, kam punuar shumë për t’u rikthyer sa më shpejt”, tha mesfushori algjerian për “Sportmediaset”.

“Mendoj se e menaxhova mirë kohën dhe jam krenar për këtë.

Nuk jam ende në 100% të formës time, por duhet edhe pak për të shkuar aty. Jemi të gjithë të përqendruar te sezoni aktual, por jemi paksa mbrapa në garën për titull.

Gjithsesi, në besojmë ende aty.

A mund të luaj përjetë me Milan? Përse jo, jam gati ta vesh përgjithnjë këtë fanellë”, tha Benaser.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat