Origi do të kthehet te Milani

Futboll

Origi do të kthehet te Milani

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 22:21
Origi

Milani ka një lajm të keq nga tregu i transferimeve pasi Nottingham Forest raportohet se do ta kthejë Divock Origin.

Reprezentuesi belg ka qenë një dështim i plotë që kur iu bashkua kuqezinjve si agjent i lirë nga Liverpool në verën e vitit 2022.

Ai u dërgua në Nottingham Forest në formë huazimi me një opsion blerjeje për 5 milionë euro.

Megjithatë, nuk duket sikur Milani po i merr ato para, sepse Origi ka luajtur vetëm 152 minuta këtë sezon të shpërndarë në tetë paraqitje në Premierligë.

Kjo do të thotë se ka shumë pak gjasa që Nottingham Forest të aktivizojë opsionin e tyre për të blerë, kështu që do të kthejë 28-vjeçarin dhe pagën e tij të madhe në “San Siro” në fund të sezonit.

Divock Origi është nën kontratë me Milanin deri në qershor ti vitit 2026. Ai fiton 4 milionë euro neto për sezon (5.2 milionë euro bruto).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat