Limaj drejt largimit nga Ballkani

Futboll

Limaj drejt largimit nga Ballkani

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 12:10
Limaj

Dinamo mund të rikthejë në Superiore Vesel Limajn, ish-lojtarin e Bylisit, Kukësit dhe Tiranës. Ai luan me Ballkanin në Kosovë aktualisht, por në janar ka shumë mundësi të veshë fanellën e Dinamos.

Blutë po kërkojnë një mesfushor me tiparet e Limajt dhe fakti që ai nuk po luan titullar në formacionin e trajnerit Ilir Daja te kampionët e Kosovës mund të ndihmojë në mbylljen e marrëveshjes, shkruan Panorama Sport.

Palët duket se janë shumë afër, por gjithçka do të shihet në vazhdim, sepse ende nuk ka asgjë zyrtare. Në listën e merkatos së janarit Limaj është në krye, gjithmonë në klubin dinamovit kanë bërë me dije se kanë nevojë për mesfushorë.

Po ashtu, në janar pritet që Dinamo të afrojë edhe një ose dy sulmues, gjithmonë në varësi të alternativave që afron tregu në këtë sesion, ku është më e vështirë të gjesh lojtarë të lirë.

Klubi kryeqytetas ka kohë që e ka nisur punën për merkaton e dimrit dhe fokusi i tyre ka qenë kampionati kosovar. Në verë kanë afruar nga ky kampionat lojtarë si Zabërgja, Krasniqi e Tusha. Tani duket se është radha e Limajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat