Union Berlini fiton pas 105 ditësh

Futboll

Union Berlini fiton pas 105 ditësh

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 19:36
Union Berlini

Trajneri kroat, Nenad Bjelica, i ka ndryshon fytyrën Union Berlinit. Skuadra berlineze, ku luan mbrojtësi veteran italian, Leonardo Bonucci, triumfoi 3-1 kundër Borussia Mönchengladbachut

Një triumf që vjen pas 105 ditësh për këtë skuadër, pasi nuk Union Berlinit i mungonte suksesi që nga 26 gushti kundër Darmstadtit (1:4).

Që pas kësaj ndeshjeje, skuadra e Bonuccit kishte zhvilluar 16 takime pa fitore, duke pësuar 13 humbje radhazi.

Me fitoren ndaj Gladbachut, Union Berlini shkon në kuotën e 10 pikëve, vetëm një pikë mbi zonën e rënies.

Bjelica, në ndeshjen e tij të dytë, bëri shumë ndryshime në krahasim me takimi ne e fundit të Urs Fischer. Ai kaloi nga rreshtimi 1-3-4-2-1 në 1-4-2-3-1, duke lënë në stol më shumë se gjysmën e titullarëve.

Autorë të golave të Union Berlinit ishin Volland, Hollerbach dhe Kaufman, ndërsa për miqtë shënoi goli e nderit Plea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat