Gol dhe rekorde

Futboll

Gol dhe rekorde

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 11:42
Lautaro

Inter regjistroi fitoren e 12 në 15 javë të Serie A teksa mposhti në shtëpi me shifrat 4-0, Udinesen.

Zikaltërit falë këtij trepikëshi u rikthyen në krye të kampionatit me 38 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Juventus.

Një nga protagonstët e këtij suksesi ishte Lautaro Martinez. Kapiteni udhëhoqi sërish skuadrën, fitoi penalltinë e shndërruar në gol nga Calhanoglu, goditi shtyllën dhe në fund gjeti golin numër 14 në elitën e futbollit italian.

Pas sfidës, argjentinasi u shpreh se i mungonte një gol në San Siro ndërsa shtoi se ishte shumë e rëndësishme që t’i përgjigjeshin në distancë Juventusit.

“Një gol në San Siro më mungonte shumë dhe provova të shënoja në të gjitha mënyrat. Në momentin e golit fillimishte e humba topin, por më pas e rikuperova dhe shënova. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe po ashtu e rëndësishme të shënoja. 28 gola në vitin 2023? Jam i lumtur dhe shpresoj që të shënoj më tepër, ia kam dalë të gjejë shumë herë rrugën e rrjetës këtë vit, falë edhe shokëve të skuadrës.

Mua nuk më intereson shumë se kush shënon, e rëndësishme është të fitoj skuadra. Punojmë shumë dhe ndjehet dora e tranerit në skuadër. Kemi objektivin tonë dhe ishte e rëndësishme t’i përgjigjeshim Juventusit. Kemi hedhur një hap më shumë, duhet të jemi gati sa herë trajneri të ketë nevojë për ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat